Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Policia dhe hetuesit nisen drejt Fushë Krujës, pronari del në oborrin e shtëpisë dhe gjen pakon me tritol të paplasur (Emri-Drejtor i intitucionit të njohur)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një pako me landë plasëse të dyshuar tritol, është hedhur në oborrin e shtëpisë së një personi në Fushë Krujë. Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se shtetasi Alfred Voga ka parë pakon e dyshimtë në oborrin e shtëpisë, në orën 23.25 të mbrëmjes së djeshme.

Ai ka njoftuar menjëherë uniformat blu dhe grupi i hetimit ka shkuar në vendngjarje, për të bërë të mundur sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Mësohet se personi të cilit i kanë vendosur lëndën plasëse është Alfred Voga, drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Më parë, ai ka mbajtur dhe postin e drejtorit të ALUIZNI-t.

Kjo ëhstë hera e dytë që në shtëpinë e Alfred Vogës vendoset tritol, por si në herën e parë dhe si sot, ajo nuk ka shpërthyer.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brënda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Në vendngjarje nodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë

spot_img
spot_img