Tirana
few clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
40 %
4.1kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Policia dhe FNSH vijojnë aksionet në disa qytete, pika të shumta kontrolli në Pogradec, Gjirokastër e Tepelenë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

248552ed98bdac9a7d97034446276adb

Drejtoritë Rajonale të Policisë së Shtetit të asistuar dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt vijojnë aksionet e paparalajmëruara për goditjen e elementëve kriminal, personave që qarkullojnë me armë apo dhe me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës.

Momentalisht FNSH dhe efektivët e Drejtorisë së Policisë Pogradec kanë ngritur pika të shumta kontrolli në qytetin e Poradecit dhe po ushtrojnë kontroll ndaj të gjitha mjeteve për kapjen e lëndëve të ndaluara dhe personat e shpallur në kërkim.

 Gjithashtu, në fokus të planit të masave të Policisë janë dhe mjetet e blinduara pa dokumentacionin përkatës, goditja e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimi i mjeteve të vjedhura. Edhe në qytetin e Gjirokastrës janë ngritur disa postblloke për kapjen e personave në kërkim.

Mësohet se rreth 7 postblloqe janë ngritur në gjithë qarkun e Gjirokastrës, duke përfshirë Memaliajn dhe Tepelenën, ndërsa janë sekuestruar dhe disa mjete luksoze.

Kujtojmë se, dhe gjatë ditës së djeshme, Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle të shumta në Fier e Berat, në kuadër të planit të ri të masave të Policisë së Shtetit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img