Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia dhe banorët e Thethit shpëtojnë dy turistët nga Polonia, transportohen me helikopter drejt Tiranës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me banorët e Thethit ka bërë të mundur shpëtimine  dy turistëve nga Polonia, të cilët kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Gjatë rrugës, një nga turistët ka rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe ka pësuar dëmtime, duke e patur të pamundur vijimin e udhëtimit. Turistët janë gjetur në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, ndërsa më pas janë nisur me helikopter drejt Tiranës.


Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me banorët e zonës, në ndihmë të një turisteje nga Polonia.

Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.

Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img