Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Policia çon me forcë në gjykatë Klodian Çalamanin, përdhunoi e vrau 8 vjeçarin (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Klodian Çalamani, vrasësi i 8 vjeçarit Mateo Vasiu në fshatin Grecallli të Fierit, është dërguar forcërisht në Gjykatën e Fierit. Pas tre seancash mungesë dhe pretendimeve se ishte i sëmurë, togazt e zeza kanë urdhëruar javën e kaluar marrjen e tij me forcë nga qelia.

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”, janë dy veprat penale që rëndojnë mbi vrasësin e 8 vjeçarit. Ngjarja ndodhi më 16 nëntor të vitit të kaluar dhe shokoi opinionin publik.

Në seancën e sotme, Klodian Çalamani do të njihet nga gjykata me dy akuzat në ngarkim të tij, si dhe do të bëhet ballafaqimi me dëshmitarët, të cilët mund të japin edhe detaje të tjera rreth ngjarjes makabre.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara, autori ka hyrë nga dera e përparme e gjykatës që përdoret nga administrata, e jo nga hyrja ku hyjnë të gjithë të akuzuarit e tjerë. Efektivët që e shoqëronin kanë vepruar me shpejtësi, për të shmangur ndonjë përballje të tij me familjarët e Mateos.

– PËRDITËSIM 13.00: Seanca në Gjykatën e Fierit është shtyrë, pasi familja e Mateo Vasiut nuk ka qenë e pranishme në sallë. Më datë 12 dhjetor 2022, do të jetë gjyqi i radhës ndaj Klodian Çalamanit.

Më shumë