Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia britanike nxjerr EMRAT, dy shqiptarë në kërkim për vrasjen e të riut anglez (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Viktima Tomasz Waga

Policia britanike ka publikuar fotot dhe identitetin e dy shqiptarëve, si autorë të dyshuar të vrasjes së anglezit Tomasz Waga më 28 Janar.

Bëhet fjalë për Josif Nushi dhe Mihal Dhana nga Lushnja, të cilët janë shpallur në kërkim nga autoritetet në Britani. Trupi iu pajetë i Tomasz Waga u gjet nga një kalimtar pasditen e së enjtes, më 28 Janar në Westville Road, Penylan, Cardiff. Sipas policisë Nushi dhe Dhana ishin të përfshirë edhe në prodhimin e kanabisit, shkruan BBC.

Ndërkohë për vdekjen e Tomasz Waga dy persona ndodhen në paraburgim dhe janë në pritje të daljes në gjyq. Ndërsa ditën e djeshme detektivët nga Policia e Uellsit Jugor publikuan identitetin e dy shqiptarëve që ishin shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar për vrasjen e të riut anglez.

53.jpg

Mihal Dhana dhe Josif Nushi

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll