Hapësire reklamuese

Bota

Policia britanike nis arrestimet e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, bastis restorantet dhe lokalet!

Shkruar nga Newsbomb
Policia britanike nis arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Policia në Britaninë e Madhe duket se është angazhuar prej disa ditësh për kapjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, me qëllim deportimin në vendin e tyre të origjinës.

Aksioni i policisë britanike ka nisur pas miratimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare me Shqipërinë, Francën dhe Italinë për frenimin e valës së emigrantëve të paligjshëm.

Së fundmi autoritetet kanë zbarkuar në “The Swan”, në Kent, ku kanë bastisur dy restorante dhe një lokal, duke arritur të arrestojnë dy shqiptarë.

Një prej shqiptarëve ndodhet aktualisht në paraburgim, në pritje për t’u dëbuar në Shqipëri. Sakaq, me gjobë deri në 20 miëj paund është kërcënuar edhe pronari i një prej restoranteve që kishte punësuar shqiptarin tjetër.

Zyrtarë britanikë kanë konfirmuar se aksioni do të vijojë për kapjen dhe dëbimin edhe të emigrantëve të tjerë.

Sondazh

Poll