Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Policia britanike heton fotot në internet të trupit të futbollistit argjentinas Sala

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia britanike njoftoi sot se po hetonin një foto të raportuar që ishte postuar në internet, ku dyshohej që ishte e trupit të futbollistit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti ajror.

Futbollisti 28 vjeçar, më 21 janarit, po fluturonte nga klubi i tij i mëparshëm Nantes në Francë, drejt Uellsit, për t’u bashkuar me ekipin e Cardiff City-t, në momentin kur avioni në të cilin ai gjëndej, u zhduk nga radarët.

Avioni i rrëzuar u gjend më 3 shkurt, pas një kërkimi disa ditor dhe trupat u gjendën tre ditë më vonë. Pas gjetjes trupi i Emiliano Sala u dërgua në Argjentinë ku edhe u varros.

Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e policisë britanike u shpreh se ishin në dijeni që një person kishte publikuar foto të trupittë futbollistit argjentinas në rrjetet socilae, foto e cila ishte bërë virale.

‘Ne jemi në dijeni se një fotografi që raportohet të jetë nga trupi i futbollistit Sala është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është shumëe ulët nga ana e atij personi që e ka bërë këtë. Ne po hetojmë këtë incident dhe po punojmë së bashku me një numër agjencish për të përcaktuar se si është marrë fotografia e trupit të Sala dhe kush është përgjegjës për këtë gjë’, ka thënë zëdhënësja e Policisë britanike.

Më shumë




spot_img








spot_img