Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Policia Britanike “çmonton” shtëpinë e dy shqiptarëve, zbulohen armë, drogë dhe kanabis (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Dy shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe, gjatë një bastisje nga policia në banesën e tyre.

Autoritetet kanë gjetur armë, rroba firmato dhe kanabis me vlerë 48 mijë euro.

Dy të rinjtë shqiptarë, shefi Klajdi Egra dhe miku i tij Aurel Shima, kanë deklaruar para autoriteteve se punësuar për të kultivuar kanabis. Ndërkohë mbi Egrën rëndon edhe akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

Ata u dënuan me burg ditën e sotme pasi prokurorët raportuan para gjykatësve se si policët kishin arritur të zbulonin në shtëpinë e shqiptarëve kanabis të tharë dhe 57 fidanë të lëndës narkotike.

26 vjeçari Egra ishte i ligjshëm në Britaninë e Madhë por brenda një afati të caktuar. Në shtëpinë e tij janë gjetur rroba firmato, çelësa, thika të cilat ndodheshin poshtë një dysheku.

Gjurma e gishtit të Egrës ishte në një qese me kanabis. Në telefonin e tij kishte video të dërguara dhe të marra të bimëve të kanabisit përmes WhatsApp-it dhe mesazhe, në shqip, të cilat i referoheshin “bar”, zhargoni shqiptar për kanabisin. Në makinë u zbuluan tre thasë me kanabis të mbyllura.

25-vjeçari Shima qëndroi në një “hotel imigracioni” në Luton, më pas shkoi të jetonte me kushëririn e tij. Ai udhëtoi nga Londra në Nottingham për të kërkuar këshilla nëse mund të merrte një makinë dhe ishte në adresën e Bilborough për katër ditë me shokun e tij të vjetër të shkollës Egra.

Në përfundim të gjyqit Egra u dënua me 3 vite e 6 muaj heqje lirie, ndërsa Shima me 12 muaj burg.

Më shumë