Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Policia bllokon skafin në Sarandë, vihen në hetim dy vëllezërit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një mjet lundrues, skaf 4.5 metra është bllokuar sot nga policia në zonën e Ksamilit.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë vënë nën hetim dy vëllezër për shkak se janë gjetur pa dokumentacion të rregullt. Policia po heton shtetasit: E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës. Procedohen penalisht 2 vëllezër.

Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit ka konstatuar dhe më pas bllokuar një mjet lundrues skaf, 4.5 metra, pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf).

Në përfundim të veprimeve dy vëllezërit janë proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img









spot_img