Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia blindon Gjykatën e Fierit, jepet masa për vrasësin dyshuar të Shkëlzen Kastratit

Shkruar nga Newsbomb
Policia blindon Gjykatën e Fierit, jepet masa për vrasësin

Gjykata e Fierit jep masën arrest me burg për Albert Zajën, i dyshuar si vrasësi i Shkëlzen Kastratit në Fier.

Masa e arrestit është dhënë për mbajtje pa leje të armëve luftarake, ndërsa kjo është hera e dytë që Zaja del para togave të zeza në Fier.

Shoqërimi i tij në Gjykatë është bërë nën masa të rrepta të sigurisë. Për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti janë në kërkim edhe tre persona të tjerë të dyshuar Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.