Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia bën “namin” për 1 orë, gjobë 93 shoferëve që kryen parakalime të gabuara në aksin Rrogozhinë – Elbasan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtimi i trafikut në akset nacionale ka bërë që Policia Rrugore të shtojë kontrollet në të gjithë vendin.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore po monitoton fluksin e makinave me dron në aksin Rrogozhinë – Elbasan, ku vetëm për 1 orë ka gjobitur 93 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar.

Njoftimi i Policisë:

Rrespekto rregullat, shpëto jetë!

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, monitoron fluksin me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.

Në këto momente Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, operon në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara .

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve qe të tregojne kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.

#DurimKujdesDestinacion

#DrejtoSipasRregullave

#KurseJetë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img