Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia “bën namin” në Durrës, hiqen mbi 700 shezlongë dhe çadra në plazh, procedohen 7 pronarë

Shkruar nga Newsbomb
Policia “bën namin” në Durrës, hiqen mbi 700

Mbi 700 shezlongë dhe çadra plahzi janë hequr nga Policia në Durrës. Operacioni “Bregdeti ynë” është përqëndruar gjatë gjithë vijës bregdetare, dhe 7 pronarë lokalesh që kishin zënë pa leje hapësirën publike janë proceduar penalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Durrësit, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasit: 

  • L. K., 57 vjeç, B. Ç., 57 vjeç, Ll. M., 54 vjeç, Z. D., 54 vjeç, F. G., 61 vjeçe, B. A., 65 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

Deri në këto momente janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll