Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia ‘bën namin’ me gjoba në rrugë, arrestohen 7 shoferë dhe pezullohen 150 leje drejtimi (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga operacioni i Policisë

Policia e kryeqytetit ka shtuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 72 orëve të fundit janë janë arrestuar 7 shoferë, 5 prej të cilëve ishin të dehur dhe 2 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 150 leje drejtimi për një serë shkeljesh të tjera. Të shumtë kanë qenë edhe të gjobiturit për përdorimin e celularit.  

Njoftimi i plotë i policisë Tiranë

Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe kontrolleve në akset rrugore të evidentuara me risk të lartë për shkak të ngjarjeve me pasoja të rënda, efektivët e Policisë Rrugore Tiranë kanë shtuar kontrollet parandaluese dhe patrullimet me mjete të pauniformuara në rrugët dhe zonat më me rrezik në kryeqytet.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, përgjatë 72 orëve të fundit:

  • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, 5 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti me leje drejtimi;
  • Janë pezulluar 150 leje drejtimi, 35 prej tyre për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës policore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor;
  • Janë proceduar administrativisht 38 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara;
  • Janë proceduar administrativisht 235 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
  • Janë proceduar administrativisht 163 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar;
  • Janë proceduar administrativisht 126 drejtues mjetesh, për mospërdorim të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të mjeteve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll