Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia bën namin me gjoba, e pësojnë mijëra qytetarë që s’mbanin maskë dhe 5 biznese me nga 10 mln lekë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21e875f692eb4fa36cc03e12439b78ad

Policia e Shtetit në ditët e para të vitit 2021 ka gjobitur mijëra qytetarë që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.

Gjatë ditëve të para të vitit 2021 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1183 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë ditëve të para të këtij viti, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1173 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 5 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.  

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 5 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.   

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img