Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Policia ‘bën namin’, 563 gjoba dhe 49 patenta të pezulluara, arrestohen edhe 2 shoferë të dehur (VIDEO-DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fc6750d6f4815aa1efe6da0b123edc5b

Policia është treguar e “pamëshirshme” me shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Bëhet me dije se janë vendosur 563 gjoba, nga të cilat 3 maksimale në vlerën 300 miëj lekë të vjetra.

Gjithashtu janë pezulluar edhe 49 patenta, ndërsa në pranga kanë rënë dy shoferë që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë në të gjithë vendin nga Policia Rrugore kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë gjithë ditë së sotme kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 70 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar.

Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00, janë tërhequr 38 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 237 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

94 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

123 për përdorim të celularit;

90 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dy drejtues mjetesh, si dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img