Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Policia bën ‘kërdinë’ në Tiranë, arrestohen 12 persona, gjobiten dhjetra të tjerë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktivitetet në fundjavë kanë qenë të shumta, por edhe shkeljet në qarkullimin rrugor gjithashtu.

Policia Rrugore, pas aksionit gjatë fundjavës, ka arrestuar 12 persona dhe ka gjobitur dhjetra të tjera, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Megjithë punën e bërë, konstatimet e Policisë Rugore tregojnë që akoma përdoruesit e rrugës “guxojnë” shumë, duke drejtuar mjetin pas përdorimit të alkoolit në nivele të ndryshme, me shpejtësi tej normave të lejuara si dhe shkelje të tjera po me rrezikshmëri të lartë për jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Nga kontrollet e ushtruara:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 12 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 të papajisur me leje drejtimi.

Janë pezulluar 65 leje drejtimi, nga të cilat 35 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 14 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 14 për shkelje të tjera të ndryshme.

Janë proceduar administrativisht 15 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Janë proceduar administrativisht 130 drejtues mjetesh, për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Janë proceduar 87 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për mosrespektim të semaforit. 

Janë ndaluar administrativisht 39 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.

Janë proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh, për xhama të errësuar.

Janë shoqëruar për llogari të strukturave të tjera policore, 12 mjete me qellim verifikimin e tyre. Në rrugën e Dajtit u verifikua shtetasi me iniciale N.D., vjeç 50, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.57 mg/l.

Në rrugën Dedë Gjo Luli, u verifikua shtetasi me iniciale A. A., vjeç 45, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.56 mg/l. Gjithashtu janë pezulluar edhe 12 leje drejtimi nën efektin e alkoolit në nivele që variojnë nga 0.20 mg/l – 0.49 mg/l.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img