Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Policia bën kërdinë, gjobit me 10 milion lekë 19 lokale që ushtruan aktivitetin me muzikë

Lajme të ngjashëm

Policia ka gjobitur me 1 milion lekë (të reja) 19 lokale në të gjithë vendin të cilat kanë ushtruar aktivitetin me muzikë.

Konkretisht janë gjobitur 7 lokale në Tiranë; 4 lokale në Durrës; 4 lokale në Lezhë; 3 lokale në Vlorë; 1 lokal në Korçë.

Detaje nga policia: Kontrolle të shtuara në të gjithë vendin, për respektimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas kryerjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet intensive për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 19 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20:00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht:

– 7 lokale në Tiranë;

– 4 lokale në Durrës;

– 4 lokale në Lezhë;

– 3 lokale në Vlorë;

– 1 lokal në Korçë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet,  të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Më shumë