Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Policia bën ‘kërdinë’, ARRESTOHEN 3 persona, pezullohen 26 leje drejtimi (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të “mitdhënies”, duke vënë në pranga 35 vjeçarin A.M.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë edhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Si dhe u pezulluan 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normale të lejuara.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, drejtuesi i mjetit me targë AA 374 OZ, me iniciale Alfred M., 35 vjeç, i ka dhënë një kartmonedhë 2000 lekë të reja, agjentit verifikues, për të shmangur verifikimet e mëtejshme dhe ndëshkimin për kundravajtjen e konsumuar.

 Menjëherë u bë kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës së drejtuesit të mjetit për veprë penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu nga kontrollet policore u verifikuan dhe:

U arrestuan në kushtet e flagrancës edhe dy drejtues mjetësh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt (pa Leje Drejtimi e tjetri për drejtim mjeti në gjendje të dehur)

U pezulluan 26 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për shpejtësi tej normale të lejuara.

U penalizuan 7 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

U penalizuan 8 drejtues mjetesh per xhama të errësuar.

  Ndërkohë, në zbatim të Planit Operacional TISPOL 2018 për mjetet debitore, u verifikuan dhe u ndaluan administrativisht 25 mjete për detyrime të pashlyera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img