Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Policia bën bilancin e operacioneve të befasishme: Arrestuam 19 persona nga Shkodra në Gjirokastër, na ndihmoi RENEA

Lajme të ngjashëm

19 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit gjatë operacioneve të befasishme që janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në disa qytete të vendit, nga Shkodra në Gjirokastër. Në mbështetje të strukturave të Policisë kanë qenë Forcat Speciale RENEA.

Këto kontrolle kanë pasur për qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, që posedojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Referuar njoftimit zyrtar, në Tiranë, Nikël/Krujë, Lezhë dhe Vlorë u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit

Në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, shtetasit Zenel Haka, 22 vjeç, Gazmir Haka, 23 vjeç dhe Marklen Haka, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Në Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi Gentjano Mehmeti, 31 vjeç, pasi në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në ambientet e lokalit të tij, këtij shtetasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në Gjirokastër është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim.

Në Tiranë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Olsi Hasa, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi kishte përshtatur lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular;

Alfed Ulaj, 21 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Bej Toptani”, kishte përshtatur lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular;

Mariglen Picari, 43 vjeç, sepse në fshatin Picar, kishte përshtatur lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular;

Marjus Dosti, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, me anë të aparatit celular, organizonte lotari të palejuara, me klientë të ndryshëm.

Aleks Delihasani, Ervis Sula dhe Lami Troci, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Arbrit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Lami Troci, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”.

Në Lezhë janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Gentian Ndoj, 34 vjeç, pronari i një lokali në Shënkoll dhe Anton Kola, 25 vjeç, pronari i një lokali në Zejmen, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe shtetasit Aleksandër Bardhoshi, 52 vjeç, Albert Marku, 38 vjeç, Jeton Locaj, 37 vjeç, Renato Gjura, 23 vjeç, Ervin Nika, 30 vjeç (klientë në lokal), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Kontrollet do vijojnë në gjithë territorin, për të parandaluar e goditur paligjshmërinë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Më shumë