Pasi një ankesë erdhi në numrin e policisë, menjëherë u bastis vendi ku ishin mbledhur 80 persona, disa prej të cilëve u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale.
Një person i zemëruar mësoi se hoteli po organizonte orgji dhe njoftoi policinë.
Efektivët e policisë gjetën tre çifte që po kryenin marrëdhënie seksuale në një dhomë të vogël, ndërsa të tjerët po konsumonin alkool.
Jennifer Hayes, 47 vjeç, ishte e vetmja pjesëmarrëse që u gjobit dhe u paralajmërua për sjellje të çrregullt.
Në fotot e publikuara tregohet një kuti e kartoni të mbushur me prezervativë me një sytjena të zezë dantella të mbështjellë. Gjithashtu në një tabelë tregohen edhe çmimet për shërbimet që variojnë nga 30 dollarë për 10 minuta deri në 500 dollarë për të gjithë natën.
Gjithashtu edhe 37-vjeçari Roy Bacoy, menaxheri i biznesit u akuzua për shkelje të urdhrit ekzekutiv, shkelje të një mase emergjente, funksionim të një klubi të pa licencuar dhe magazinimit të paligjshëm të alkoolit. Ai është gjobitur me 1,000 dollarë, ndërsa biznesi u gjobit me 15,000 dollarë.