Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Policia arreston shoferin që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 34 vjeçarja në Hamallaj, në pranga edhe 27 vjeçari i shpallur në këkrim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Durrësit ka arrestuar 21 vjeçarin B.D, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Honda”, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 34 vjeçarja E.H.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe 27 vjeçari J.K, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasen kosovare M.K, e cila ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës / Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., banuese në Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndaluan shtetasin J. K., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, për veprën penale “Përndjekja”. Shtetasi J. K., ju dorëzua DVP Lezhë për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. D, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në Hamallaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin G. H., 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasja E. H., 34 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img