Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Policia arreston shoferin e ambulancës që u aksidentua në Rinas, humbi jetën pacientja; 20 vjeçari në Tiranë rreh mjekun e urgjencës

Lajme të ngjashëm

Ilir Shullazi, shoferi i ambulancës që u aksidentua dje në rrugën e Rinasit, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Shtetit. Si pasojë, ka humbur jetën pacientja që ndodhej në ambulancë, një grua 42 vjeçe, e cila ishte nisur nga Fushë Kruja.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit I. Sh., 56 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. A., 28 vjeç, pasi shtetasi I. Sh., duke drejtuar mjetin ambulancë, është përplasur me mjetin me  drejtues shtetasin A. A., dhe më pas me mjetin e ndaluar me drejtues shtetasin B. N., 46 vjeç.  Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeria e ambulancës, shtetasja A. B., 42 vjeçe”, njofton Policia.

Po ashtu, nga Policia e Tiranës është proceduar dhe një 20 vjeçar pasi ka dhunuar një mjek të urgjencës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin M. P., 20 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës shtetasin E. B., 32 vjeç (me detyrë mjek në urgjëncën e një spitali).”

Më shumë