Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Policia arreston me urdhër të SPAK “Reqin e Korçës”, Elton Goskova akuzohet se tentoi të korruptonte të penduarin Luftar Reçi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Elton Goskovën, i njohur ndryshe edhe si “Reqi i Korçës”.

Burime për Ora News bëjnë me dije se ai është arrestuar ditën e premte, por ngjarja është mbajtur e fshehtë për arsye se operacioni është në vijim për kapjen edhe të personave të tjerë. Elton Goskova dyshohet se ka tentuar të korruptojë dhe manipulojë dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusi, si autorë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit, ngjarje këto të ndodhura në muajin shkurt 2005.

Goskova ëhstë një person i proceduar disa herë nga Prokuroria e Korçës për vepra të ndryshme penale. Në ditët në vijim ai pritet të dali para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img