Problemet e Theophilius Solomon me policinë nuk janë lajme të reja. Afrikani është dënuar nga Policia shqiptare për dhunë ndaj ish-të dashurës së tij gjatë kohës që ishte në Shqipëri ku luante për Partizanin.
Ai është dënuar me detyrim paraqitje në polici dhe sipas të dhënave të para nga Kosova, ai nuk i është përmbajtur urdhërit. Në këtë mënyrë, uniformat blu të Kosovës i kanë vendosur prangat lojtarit i cili po bëhej gati të futej në fushën e lojës si zëvëndësues në ndeshjen Dukagjini – Dinamo.
“Mund të ju konfirmoj se një person shtetas i huaj, i kerkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të metejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha për Sinjalin.