Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Policia arreston “ÇUNAT PROBLEMATIKË” të Tiranës, u kapën me dy pistoleta dhe kallashnikovë në “Range Rover” (EMRA-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër të rinj me precedentë kriminalë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën e Arbërit, të cilët po qarkullonin me armë zjarri në automjetin tip “Range Rover”.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç, drejtonte automjetin ku u gjetën armët. Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Klajdi Vrioni (Kodra).

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri kallashnikovë dhe një sasi municioni luftarak.

Por kush janë të arrestuarit?

Klajdi Vrioni (Kodra) i njohur si problematiku i Tiranës, ai ka precedentë të shumtë penalë për plagosje. Në vitin 2010 ai ka plagosur me thikë dy vëllezër. Në 2013 ai u qëllua me plumb në këmbë në afërsi të Liqenit Artificial. Në 2016 ai ka plagosur me sende të forta një person të Komuna e Parisit. Në 2021 ai plagosi me armë 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri.

Bledar Matoshi është mik i Klajdi Kodrës. Në vitin 2016 ata janë arrestuar pasi dhunuan dhe i grisën uniformën punonjësit të policisë. Gjatë arrestimit, policia u gjeti atyre një armë zjarri pa leje.

Kid Koshena ka plagosur një person në vitin 2016, siç u fol në atë kohë, për borxhin që viktima i kishte Emiliano Shullazit. Koshena i njohur si mik i Shullazit plagosi 21-vjeçarin me thikë për shkak të borxhit të pakthyer.

Redion Meshi është personi që drejtonte automjetin ku u gjetën armët, por makina është në pronësi të Klajdi Vrionit (Kodrës). Meshi është 22-vjeç, dhe ky mesa duket është precedenti i tij i parë penal.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Katrori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonin me automjet, në të cilin mbanin 2 armë zjarri pistoleta, vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej tyre me precedentë kriminalë, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Policia gjen edhe 2 armë zjarri kallashnikovë që i posedonte njëri prej personave të arrestuar. Sekuestrohen gjithësej, në kuadër të këtij operacioni, 4 armë zjarri (2 pistoleta dhe 2 kallashnikovë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Katrori”. Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit: B. M., 33 vjeç; K. K., 28 vjeç; K. V. (K.), 32 vjeç dhe R. M., 22 vjeç. Shërbimet e Policisë ndaluan në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit, automjetin tip “Range Rover” me të cilin qarkullonin këta 4 shtetas. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, me krehëra me municion luftarak, të fshehura poshtë kofanos së automjetit.

Në vijim të operacionit “Katrori”, u ushtrua kontroll edhe në banesat e këtyre shtetasve dhe si rezultat, në banesën e shtetasit të arrestuar R. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikovë dhe një sasi municioni luftarak. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 armë zjarri, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 5 aparate celulare dhe automjeti me të cilin lëviznin 4 të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë




spot_img








spot_img