Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia arreston 75 vjeçarin që vrau vëllanë dhe gruan! Pas ngjarjes, telefonoi fëmijët (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Policia arreston 75 vjeçarin që vrau vëllanë dhe gruan!

Xhevit Sinanii, 75 vjeçari që vrau vëllanë dhe gruan në fshatin Tërvol të Gramshit, është arrestuar nga shërbimet e policisë. Në vendngjarje janë nisur menjëherë pas njoftimit dhe ekipet e Drejtorisë së Elbasanit, për shkak se i moshuari ishte larguar nga vendngjarja.

"Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë  kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë. Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani  rreth 75  vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta  bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani", thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse viktimat janë qëlluar me sende të forta apo me armë gjahu, siç u raportua fillimisht. Deri tani, autori Xhevit Sinani nuk ka dhënë deklarime dhe arsyeja e krimit në familje nuk dihet.

Viktimë kanë mbetur i vëllai i autorit, shtetasi Shaqir Sinani dhe bashkëshortja e autorit, Zeqine Sinani. Dyshohet se 75 vjeçari vuan nga skleroza dhe ditët e fundit ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese