Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia: Arrestohet Astrit Patozi, e përdorte serën për kultivim kanabisi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Astrit Patozi, 50 vjeç është arrestuar nga Policia e Fierit pasi nga kontrolli në serën e tij, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kannabis sativa.

Materialet për këtë shtetas, banues në fshatin Kurjan, Roskovec, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike, është organizuar puna për kapjen e tij. 

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, në fshatin Kurjan, Policia gjeti të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img