Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia angleze kap të shumëkërkuarin Artan Muça, vrau dy persona në ditën e zgjedhjeve në 1997 (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b7540eff447c7f997237f4af06de54e3

Policia në Angli ka arrestuar për llogari të Interpol Tirana, 50-vjeçarin Artan Muçën, i dënuar nga Gjykata me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në 1997. Ngjarja ndodhi në fshatin Kusarth në Elbasan.

Sipas relacionit të prokurorisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të datës 01.06.1997 ku shtetasi Artan Muça, banor i fshatit Kusarth, Elbasan me një kallashnikov është afruar në drejtim të bilardos që ndodhej në këtë fshat në pronësi të shtetasit Sefedin Gjata.

Në këtë bilardo, Muça ka debatuar ashpër me Bujar Musain, duke i drejtuar armën. Në këtë moment, ka ndërhyrë pronari i bilardos.

Në përpjekje për t’i hequr armën Artanit, ky i fundit arrin të shkrepë armën duke e goditur në kokë shtetasin Sefedin Gjata, duke e vrarë atë dhe më pas ka qëlluar ndaj Bujar Musës, duke marrë jetën. Pas krimit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Elbasan mbi bazën e kallëzimit të shtetases Fatushe Gjata, bashkëshortja e të ndjerit Sefedin Gjata ka regjistruar procedimin penal Nr.394 date 04.12.2000 ndaj të pandehurit Artan Llazar Muça.

Në përfundim të hetimit çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, e cila me vendimin Nr.183 data 12.12.2001 ka vendosur ta deklarojë fajtor te pandehurin Artan Muça për vrasjen e dy burrave, duke e dënuar me 25 vite burg gjithsej pas bashkimit të dy dënimeve. Vendimi ka marrë formë të prerë në datë 24.12.2001 dhe nga Prokurori Neritan Hoxha është nxjerrë urdhri i ekzekutimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img