
Policia angleze ka arritur të sekuestrojë një sasi të madhe droge me vlerë 4 milionë paund. Sipas mediave të huaja mësohet se droga dyshohet se i përkiste një bande shqitare.
Komandati i qarkut të qytetit Leeds, Steve Dodds tha se zbulimi u bë në veriperëndim të qytetit gjatë një operacioni të mirëorganizuar.
“Ne patëm një operacion të fundit në veri-perëndim të Leeds, ku kapëm rreth 4 milion paund drogë nga një grup i dyshuar shqiptar i krimit të organizuar”, tha ai, duke mos dhënë më tepër detaje nëse gjatë këtij operacioni ka patur shqiptarë të arrestuar.
Ai shtoi se ishte një "shembull i shkëlqyer" i përpjekjeve të policisë për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në "nivel tregtarësh". Ndër të tjera Dodds theksoi se nuk është momenti për të dhënë më tepër detaje në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis.
Sipas tij gjatë vitit të kaluar janë kryer nga policia e qytetit Leeds më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.