Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia aksione blic në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari, plagosi kunatin se i rrahu motrën dhe babanë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Policia aksione blic në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari, plagosi

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Emanuel Koço banues në lagjen "Partizani",  Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale 'Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Më datë 31.12.2020, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xhuliano Muço, ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe 17-vjeçari.

Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Emanuel Koço kanë tentuar të vrasin me armë zjarri kunatin, i cili kishte dhunuar motrën e autorëve dhe babanë.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Kontrolle blic për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kontrollet nga forcat operacionale të DVP Vlorë, Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policia Rrugore.

Si rezultat i kontrolleve janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga kontrollet e përbashkëta policore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në lagjen "Partizani",  Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale 'Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2020, në Vlorë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xh. M., ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe shtetasi E. K.

Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Xh. M., i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të dy vëllezërve.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me  4 vjet e 2  muaj e 4 ditë burgim,  për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.