Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Policia aksion në Tiranë, ndëshkon 83 shoferë te “Komuna e Parisit” (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia vijon aksionin me kontrolle për të ndëshkuar të gjithë ata që parkojnë mjetet në vendet e gabuara.

Referuar ankesave dhe telefonatave nga qytetarët e Tiranës drejt numrit 112 nga të cilat rezulton se, shumica e tyre janë për vështirësi apo bllokime të trafikut për shkak të parkimeve të gabuara, kryesisht në oraret e mëngjesit dhe të drekës, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, vijon kontrollet sipas zonave problematike të evidentuara më herët.

Policia sqaron se këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqëndruar në rrugën “Medar Shtylla”, zona e njohur si Komuna e Parisit.

Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.

Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që besojnë tek Policia dhe kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Më shumë


spot_img








spot_img