Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Policia aksion në Bosnjë, arrestohet djali i biznesmenit të njohur shqiptar

Lajme të ngjashëm

Djali i biznesmenit të njohur në Kosovë, Naser Kelmendi është arrestuar. Mediat kosovare bëjnë me dije se Elvis Kelmendi është arrestuar nga Njësia Speciale e Bosnje dhe Hercegovinës, në një aksion të madh kundër krimit.

Mësohet se babai i Elvisit, biznesmeni nga Peja ishte i përfshirë në një sërë veprash kriminale bashkë me djemtë e tij.

Elvisi nuk është një emër i panjohur për policinë pasi në vitin 2010 ai ishte akuzuar për vrasje.

Ai ishte arrestua edhe në Beograd në vitin 2017 për dhunë në familje dhe armë pa leje. Elvisi u denoncua në polici nga e dashura e tij.

Bashkë me babain dhe dy vëllezërit e tij janë të përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si trafikues ndërkombëtar të drogës.

Ai ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, madje për këtë PK kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth vendndodhjes së tij.

Familja Kelmendi njihet për zotërim të madh të pasurisë, ata cilësohen si “bosët e drogës”, të kërkuar nga njësitet policore në disa vende të Ballkanit.

Më shumë