Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Policia aksion në aksin Qafë-Kashar, ndalohet me makinë të blinduar nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit është duke zhvilluar një aksion policor në aksin rrugorë Qafë-Kashar.

Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja. Në momentin që është ndaluar, ai ka qenë duke lëvizur me një makinë të blinduar.

Policia ka bllokuar tre makina, ndërsa Ramazan Rraja ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” që shihni edhe në foton e mësipërme.

Mësohet se Ramazan Rraja është shoqëruar në Policinë e Tiranës. Burime për media bëjnë me dije se ai është shoqëruar në polici për kontroll më të detajuar, ku edhe po merret në pyetje.

Kujtojmë që Ramazan Rraja është një emër i njohur për policinë. Emri i tij është dërguar në polici në korrik që kur të futej në Shqipëri të merrej në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinaj dhe dy shokëve tij muaj më parë te mbikalimi i Fushë Krujës.

Ramazan Rraja për media tha se kur ka ndodhur atentati ndodhej jashtë vendit dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Ai gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqet në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët. Pas publikimit të lajmit, Rraja, nga Dubai mohoi të kishte qenë ai. Po ashtu ai ka qenë i arrestuar në 2020 në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike.

Më shumë


spot_img








spot_img