Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia aksion anti-drogë në Tiranë e Përmet, arrestohen 5 trafikantët, mes tyre 3 kosovarë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar 3 operacione antidrogë, ku janë sekuestruar 34.1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë si dhe një armë zjarri pistoletë e tipit "Zastava".

--Në Tapizë, Tiranë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 .1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Astrit Vocës  iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.

Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Ata janë:

- Burim .B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë;

- Shukri .S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Këta dy shtetas kishin marrë me qera një automjet të markës Volksëagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.

--Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin Erald Beta 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.

---Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Veis Pipa  në fshatin Panarit, gjetën një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur "Përroi i Gropëzit" u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte cannabis.

 Pesha totale e lëndës rezultoi 30 kg.

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Veis Pipa  33 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese