Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Polici urim të veçantë ish-deputetit Flamur Çelaj për ditëlindje, tregon si i ndihmoi kur mbetën në mes të Stambollit, në atë kohë ishin studentë

Shkruar nga Newsbomb
Polici urim të veçantë ish-deputetit Flamur Çelaj

Ish-deputeti vlonjat Flamur Çelaj, feston 45 vjetorin e lindjes. Mes shumë mesazheve dhe urimeve, i veçantë është ai që i dërgon një efektiv policie, të cilin Çelaj e ka ndihmuar kohë më parë në Stamboll, kur kishte mbetur në mes të rrugës bashkë me shokët e tij.

Udhërrëfyesi nuk kishte shkuar në vendin ku duhet të priste 5 studentët e Akademisë së Policisë nga Shqipëria dhe aty ishte gjendur rastësisht deputeti Flamur Çelaj. Polici tregon më poshtë historinë dhe uron për ditëlindje Çelajn.

Urimi për ditëlindje:

Nje histori te vogel per Flamurin, qe mbi te gjitha eshte njerëzor dhe kete ditelindje edhe pse nuk e njoh personalisht I uroj edhe 100 vite te lumtura dhe Zoti ja prufte te mirat si ka zemrën… Ne 28 dhjetor 2015 kam qenë unë dhe 4 të tjere qe shkonim per studime ne Turqi.

Kemi qen ne te njejtin avion me Flamurin…pasi shkuam në Stamboll, u nisem per Ankara se kishim fluturimin tranzit. Ne perfundim te procedurave, dolem jashte terminalit te aeroportit, ku presupozohej se na priste dikush, por që mbetem mes 4 rrugëve.. gjuhen se dinim, udhërrëfyesi nuk doli, dhe si perfundim mbetem mes rruges…

Fati jone qe Flamuri kaloj aty me familjen e tij, na degjoj, na pyeti se ku do shkonim, beri 2 a 3 telefonata dhe pasi e kuptoi që askush nuk ishte realisht aty per ne, na mori 2 taksi, u tregoi adresën se ku do te shkonim, na dha dhe secilit prej nesh naj te holle thua se na I kishte borxh.

Dhe pasi u sigurua qe ne u nisem u interesua me shoferin e taksise kur ne mbërritëm ne destinacion. Nje njeri gjenial, me zemer te madhe. Njerez per te cilat bota ka nevoje. Uroje nga mua, edhe pse e di që si fytyre nuk me mban mend por si histori besoj i kujtohet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll