Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Polici qensh, mos e bëfshin pikën e hajrit!”, 31-vjeçari u vetëvar në Komisariatin e Kavajës, flet babai: Ma morën djalin për një derë alumini

Shkruar nga Newsbomb
“Polici qensh, mos e bëfshin pikën e hajrit!”,

Agim Meta, babai i vetëvrarit në komisariatin e Kavajës, Ilvi Meta tha se djalin e tij e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Ai ka hedhur akuza ndaj Policisë, teksa ka treguar se policët i kishin thënë se do t'ja kthenin prapë djalin. 

“Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shtëpia se ka ndodhur diçka.

Kur shkova në shtëpi gjeta gruan,vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion”, tha babai i të ndjerit për Top Channel.

Ilvi Meta u arrestua ditën e sotme i dyshuar për vjedhje, ndërsa në ambientet e komisariatit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me lidhëset e atleteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese