Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 16-vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një officer jashtë shtëpie.
Vajza është identifikuar si Ma’Khia Bryant nga tezja e saj, Hazel Bryant.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 16-vjeçarja kishte njoftuar policinë pasi një grup të rinjsh e kishin kërcënuar me armë.
Sot është publikuar edhe video ku shihet, kur policia mbërrin në vendngjarje të rinjtë janë duke dhunur një person, dhe më pas dëgjohen krismat, kur polici qëllon 16-vjeçaren.
Kjo ngjarje ka shkaktuar zemërim tek qytetarët, ndërsa autoritet janë shprehur se ngjarja do të zbardhet dhe se drejtësia do të vendoset.