Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Polici që vrau Jurgen Dukën kishte ardhur në Tiranë për testin e drogës, 29 vjeçari kishte me vete kokainë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arbër Sula, efektiv i Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Dibrës, është shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e Jurgen Dukës, dy ditë më parë në Tiranë. Ata u konfliktuan për radhën në një market, pas mesnate, dhe Arbër Sula qëlloi me armë duke lënë të vdekur 29 vjeçarin.

Mësohet se polici që jetonte në Sauk por punonte në Dibër, kishte ardhur atë mbrëmje në Tiranë pasi do ti nënshtrohej testit të drogës. Prej më shumë se dy javësh efektivë në gjithë vendin kanë bërë analizat, sipas urdhrit të kryepolicit Gledis Nano, dhe disa prej tyre kanë dalë pozitivë.

Nuk dihet se përse Arbër Sula kishte ardhur për ta bërë patjetër në Tiranë testin e drogës.

Ndërkohë, sipas bluve të kryeqytetit 29 vjeçarit që mbeti i vdekur brenda marketit në “Vasil Shanto” i është gjetur në rroba një sasi prej afro 3 gramë kokainë. Sot, është arrestuar miku i viktimës, Orgest Drazhi, pasi akuzohet për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Paraprakisht, është përjashtuar mundësia që autori dhe viktima të kishin një njohje të mëparshme më njëri-tjetrin. SHÇBA po ndihmon Policinë e Tiranës në mënyrë që të bëhet e mundur lokalizimi dhe kapja e efektivit Arbër Sula.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img