Hapësire reklamuese

Aktualitet

Polici i Rrugores në mes të shiut në Tiranë, Ismet Shehu: Shoferët të padurueshëm

Shkruar nga Newsbomb
Polici i Rrugores në mes të shiut në Tiranë, Ismet Shehu:
Sipërmarrësi i njohur i "Ceren" dhe "Kazermës", Ismet Shehu ka ndarë në llogarinë e tij pamjet e një efektivi të Policisë Rrugore në Tiranë, i cili pavarësisht stuhisë ka qenë në detyrë, për të rregulluar trafikun dhe qarkullimin e mjeteve. Efektivi në fjalë shihet i planizuar me shërbim në kryqëzimin e "Vasil Shantos", ashtu si dhjetëra kolegë të tijët që janë shpërndarë sot në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Mirëpo, Ismet Shehu thotë se edhe pse polici po sakrifikonte duke qëndruar në mes të stuhisë që përfshiu kryeqytetin në mesditën e sotme, shoferët ishin të padurueshëm dhe bërtisnin e u binin borive, duke mos treguar aspak respekt. "Një gjë më bën habi në gjithë këtë shi, polici del bëhet ujë dhe ne jemi të padurueshëm. Vetëm buria, të bërtitme pa fund. Mos me pas aspak respekt ndaj policit që është bërë ujë tek koka e këmba", shkruan kuzhinieri dhe sipërmarrësi i njohur Ismet Shehu.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ismet Shehu (@ceren_ismet_shehu)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese