Hapësire reklamuese

Aktualitet

Polici i Bashkisë së Tiranës burgoset në Angli, braktisi punën për "shtëpinë e barit", u mori borxh kriminelëve kur ju sëmur nëna dhe nuk i pagoi dot

Shkruar nga Newsbomb

Admir Hidri, një i ri nga Shqipëria dhe efektiv i Policisë Bashkiake të Tiranës, është arrestuar e dënuar me 2.6 vite burg nga autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar. Ai kishte braktisur punën në vendin e tij për shkak se nuk paguante dot kurimin e nënës.

Në pamundësi ekonomike për të blerë ilaçet dhe paguar trajtimin e nënës së sëmurë, Admir Hidri ka marrë para borxh nga "figura vendase të botës së krimit" në Tiranë.

Mirëpo, me rrogën që i siguronte puna si efektiv i Policisë Bashkiake të Tiranës, 23 vjeçari nuk mund të shlyente dot boxhin që kishte marrë dhe u detyrua që të kujdesej për "shtëpinë e barit" të "figurave kriminale" që u kishte marrë para në Tiranë.

Admir Hidri Shqiptari Admir Hidri

Britanikja "The Oladham Times", shkruan se Admir Hidri ka dalë para Gjykatës së Kurorës së Minshull Street të mërkurën, më 5 prill. Ish-polici u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, pasi u shpall fajtor për kultivimin e kanabisit.

Prokurorja Lisa Boocock i tha gjykatës se më 12 dhjetor të vitit të kaluar policia vuri re nxehtësinë që dilte nga një shtëpi në Failsëorth, përmes një helikopteri me imazh termik, dhe shkoi për të hetuar. Me të parë oficerët, Admir Hidri u hodh nga dritarja e banjës së katit të parë dhë theu dy rruaza të shtyllës kurrizore.

Kur 23 vjeri punonte si polic bashkiak i Tiranes

Kur u intervistua nga policia, 23 vjeçari shqiptar tha se po kujdesej për bimët e kanabisit për të shlyer një borxh dhe ishte "në frikë për jetën e tij". Në pronën ku Admir Hidri jetonte në Failsëorth, u zbuluan 91 bimë kanabisi me vlerë prej 800 paund secila dhe një vlerë të përbashkët prej rreth 70,000 paund.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka reaguar për rastin dhe ka dërguar në redaksinë e Neësbomb.al një shkresë në të cilën pretendon se polici bashkiak Admir Hidri, me kërkesë të tij, ka kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve të punës më datë 03.08.2022.

Shkresa e Bashkise Tirane, per nderprerjen e marredhenieve te punes me A.Hidrin

Lexo lajmin në linkun origjinal: Cannabis grower broke back while fleeing police in Oldham

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese