Hapësire reklamuese

Aktualitet

Polici amerikan vret gruan shqiptare, dy fëmijët e tij dhe më pas veten

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të viteve në një familjë në Clarkstoën, në periferi të New York City.

Oficeri i policisë, Watson Morgan, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, Ornela Koço Rora me origjinë shqiptare, dy djemët e mitur dhe më pas është vetëvrarë.

Policia e ClarkstoËn raportoi të shtunën se banori i New City që ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville Ëatson Morgan, 49 vjeç, me sa duket vrau gruan e tij, Ornela 43 vjeç (nga Shqipëria) dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Policia beson se më pas ai vrau veten.

Katër anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga policia e Neë Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në Neë City, pasi 49-vjeçari nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

Sipas artikullit në “The Guardian”, Komuniteti në Clarkstoën është shumë i tronditur pasi të gjithë e përshkruajnë familjen Morgan, një familje model me fëmijë shembullorë dhe prindër të përkushtuar.

“Z. Ëatson Morgan ishte i punësuar si rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville (NY). Në këtë fazë të hetimit besohet se Ëatson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje u gjet një pistoletë. Ky hetim është një incident i izoluar dhe publiku nuk është në rrezik”, - bën të ditur policia në një deklaratë.

Polici amerikan vret gruan shqiptare , Ornela Koço Rora

49 vjeçari, filloi karrierën e tij me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë. Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.

Të gjitha mediat amerikane kanë raportuar mbi ngjarjen tragjike, dhe sipas Daily Mail që i referohen një zyrtari të shkollës, të dy djemtë ishin aktivë në Boy Scouts dhe në sportet e të rinjve, studentë të pëlqyer dhe të mirë. Ai tha se familja kishte qenë shumë e përfshirë në shkollë dhe aktivitete në komunitet. Liam ishte në klasën e pestë në Laurel Plains Elementary në Neë City; Gabe ishte një nxënës i klasës së shtatë në shkollën e mesme Felix Festa në West Nyack. Ornela Morgan ishte një mësuese e shkollës së mesme në Bronx.

Departamenti i Policisë Clarkstoën – Byroja e Detektivëve njofton se do të vazhdojë të hetojë dhe kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet t’ia japë atë policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese