Hapësire reklamuese

Politikë

Policët që punojnë jashtë vendbanimit do shpërblehen, Çuçi: Do marrin deri në 150% të pagës që kanë sot! (Si do bëhet llogaritja)

Shkruar nga Newsbomb
Policët që punojnë jashtë vendbanimit do shpërblehen,

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, u shpreh sot në Komisionin e Sigurisë se vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagave të punonjësve të Policisë të cilët punojnë jashtë vendit të banimit. Sipas tij, kjo rritje do të shkojë deri në 150% të pagës që marrin sot.

"Viti që vjen në formën e shpërblimit do ta çojë pagën e kësaj kategorie të punonjësve të policisë deri në 150% të pagës që marrin sot. Nga kjo rritje sot përfitojnë 1179 efektivë të policisë pasi në këtë skemë do përfshihen të gjithë efektivët nga inspektori deri në një stad të caktuar, të cilët punojnë jashtë vendbanimit", tha ministri.

Si do bëhet llogaritja? Sipas Çuçit, llogaritja e shpërblimeve do të bëhet në bazë të kilometrave.

"Nga 20 deri në 60 kilometra largësi, do të përfitojnë 20% më shumë mbi pagën, nga 61-120 km, do përfitojnë 30% më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km do të përfitojnë 50% mbi pagën mujore", shtoi Bledi Çuçi në fjalën e tij në Kuvend.

Pjesë nga fjala e ministrit të Brendshëm:

Buxheti I planifikuar për mbrojtjen është 21.7 miliardë lekë. Do të kemi një rritje prej 1% të buxhetit për paga dhe sigurime shoqërore. Gjithashtu edhe 12% rritje për shërbime të tjera dhe siç e thashë dhe më parë, kemi një rritje 81% me financim të brendshëm. Një risi e rëndësishme është edhe ajo që lidhet me rritjen e pagave për punonjësit e policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.

Viti që vjen në formën e shpërblimit do ta çojë pagën e kësaj kategorie të punonjësve të policisë deri në 150% të pagës që marrin sot. Nga kjo rritje sot përfitojnë 1179 efektivë të policisë pasi në këtë skemë do përfshihen të gjithë efektivët nga inspektori deri në një stad të caktuar, të cilët punojnë jashtë vendbanimit.

Në një program që kemi bërë, me llogari sipas rritjes së buxhetit, I kemi ndarë shpërblimet në bazë të kilometrave. Nga 20 deri në 60 kilometra largësi, do të përfitojnë 20% më shumë mbi pagën, nga 61-120 km, do përfitojnë 30% më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km do të përfitojnë 50% mbi pagën mujore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll