Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Policët më thyen dhëmbët dhe më morën lekët”, SHÇBA reagon pas denoncimit në emision: Janë shoqëruar për të dhënë shpjegime, po hetojmë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

SHÇBA ka reaguar pas transmetimit të denoncimit të një qytetari në një emision televiziv, i cili tha se ishte dhunuar nga efektivët e policisë në Pogradec.

Qytetari tha se policët i kishin thyer dhëmbët dhe i kishin marrë një shumë parash. Sakaq, SHÇBA thotë se po heton rastin në bashkëpunim me prokuorinë, ndërsa dy punonjësit e policisë janë thirrur për të dhënë shpjegimet përkatëse.

Deklarata e SHÇBA:

SHÇBA reagon në lidhje me një rast korrupsioni dhe dhune të ushtruar nga dy punonjës policie ndaj një qytetari.

Pogradec – Pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, në lidhje me rastin e një qytetari që ka deklaruar se dy punonjës policie i kanë marrë një shumë parash dhe më pas e kanë dhunuar, SHÇBA njofton se në bashkëpunim me organin e Prokurorisë dhe Komisariatin e Pogradecit ka nisur procedurat hetimore për këtë rast, ndërsa dy punonjësit e policisë janë shoqëruar për të dhënë shpjegimet përkatëse.

SHÇBA fton mediat dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

DENONCIMI NË EMISION:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img