Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.
Urdhri shoqërohet nga formulari përkatës dhe është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera të varësisë.
“Formulari i Vetëdeklarimit po u shpërndahet për plotësim, strukturave të mësipërme dhe do të shërbejë si bazë për nisjen e verifikimeve. Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.
[gallery size="large" ids="762386,762387,762388"]
Më herët, Balla nga emisioni “Opinion” tha se të gjithë punonjësit e policies duhet të të deklarojnë nëse kanë pasur akses në telefon me aplikacionin Sky ECC. Ministri i Brendshëm bëri me dije rreth 10% e komunikimeve në telefonat e koduar, si Sky ECC dhe Encro Chat, janë në gjuhën shqipe, teksa shtoi se zbërthimi i këtij apikacioni është bërë indicie për zbulimin e shumë ngjarjeve kriminale.
“Prej ditës së hënë me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP-së, një prej formularëve të pastërtisë së figurës që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur thjesht dhe vetëm akses ose kanë zotëruar një telefon të koduar.
Nuk besoj që një punonjësi policie i duhej të kishte një qasje ose të zotëronte… Ky ka qenë një diskutim që më është dashur të konsultohem me drejtuesit më të lartë të Interpolit, sepse kjo ka marrë vëmendje të madhe, dhe ju jap të drejtë juve mediave, sepse unë mendoj njëlloj si ju, nuk e gjej dot arsyen përse një punonjës policie duhet ta ketë një pajisje të tillë”, tha Balla.