Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Policët grekë gjejnë pluhur të bardhë në makinë dhe arrestojnë dy shqiptarët. Lënda nuk ishte kokainë, por…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy shtetas shqiptarë, janë liruar pasi u arrestuan padrejtësisht nga policia greke.

Efektivët i ndaluan dhe iu gjetën pluhur të bardhë në makinë, duke u akuzuar për trafik droge.

Ata u futën në qeli ndërsa substanca e bardhë u dërgua në laboratorin dhe nga analizat e kryera u vërtetua se ishte pudër adezivi, për ngjitjen e drurit, pjesërisht e kristalizuar për shkak të temperaturës së lartë në bagazhin e makinës së tyre.

Sipas asaj çfarë raportojnë mediat, prokuroria tërhoqi akuzat për posedim dhe trafik droge kundrejt dy shqiptarëve të moshës 38 dhe 44 vjeç, pasi këta të fundit dolën në gjykatë të mërkurën në qytetin verior të Selanikut.

Dy shqiptarët u mbajtën të ndaluar për 2 ditë, ndërsa autoritetet konfiskuan telefonat e tyre celularë, makinën dhe 2,900 euro, që dyshonin se ishin përfitime nga trafiku i drogës.

Më shumë

spot_img
spot_img