Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policët e burgjeve ‘në dorë të Zotit’, pa maska e veshje ruajnë 12 të dënuarit me burg që po kalojnë Covid-19 te Infektivi

Shkruar nga Newsbomb
Efektivet e burgjeve ne Spitalin Infektiv

9 efektivë të policisë së Burgjeve që ruajnë 12 të dënuar me burg që po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Infektiv, duket se janë lënë “në dorë të Zotit”.

Në pamjet që transmeton Ora Neës, shihet se policët e Burgjeve qëndrojnë gjithë kohën në ambientet e Spitalit Infektiv, pa maska dhe veshje speciale, të pambrojtur nga infeksioni pikërisht në qendrën e kurimit të pacientëve me Covid-19.

Mësohet se është kërkuar që këtyre efektivëve tu jepen paisjet mbrojtëse, por gjithçka duket se ka mbetur në heshtje, teksa frika e infektimit në detyrë është e madhe. Në një turn janë tre efektivë, një i vendosur brenda ambienteve të spitalit, pranë dhomës së pacientit dhe dy të tjerë jashtë ndërtesës.

Screenshot_1.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll