Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
24 %
4.1kmh
0 %
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Policë, të burgosur “VIP” dhe biznesmenë, ZBARDHEN EMRAT e të arrestuarve nga mega-operacioni në Elbasan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë zbardhur emrat e të arrestuarve nga mega-operacioni që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Nga një hetim i kryer prej disa muajsh në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është konstuar se në burgun e Elbasanit, Peqinit dhe atë të Korçës, të dënuarit me ndihmën e punonjësve të policisë së burgjeve, fusnin drogë, pije alkoolike, telefona dhe  vajza, me të cilat nuk kishin lidhje familjare.

Nga ky operacion kanë rënë në pranga policë, kontrollor burgu, të dënuar dhe biznesmenë.

Të arrestuarit nga ky operacion janë: Hysni Ndreu polic, Gazmir Meta polic Bradashesh, Elvis Gjoci kontrollor burgu Bradashesh, Gentjan Gjata biznesmen, Kastriot Gjella qytetar, Erigers Miha qytetar, Ervin Velia i denuar, Genci Xhahysa i dënuar, Klevis Delia i dënuar, Dardan Xhahysa qytetar, Enver Kasneci, Delin Hajdari I dënuar Drenove, Aleksander Llanaj I denuar, Gazmir Braka  I denuar, i njohur si “Gaxhai”,  Arben Grori I denuar, Aleksander Sinanaj i denuar Peqin, Leo Osmani I denuar, Ilia Bashelli punonjes policie Drenove dhe Olgert Muca polic në Drenovë.

Personat e dënuar të përfshirë:

Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës.

Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë.

Arben Grori, i dënuar me burg të përjetshëm në vitin 1999. Grori u shpall fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar.

Klajdi Gjeci, njihet si mik i Emiliano Shullazit u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020.

Gazmir Braka, i njohur ndryshe si “Gaxhai” i dënuar përjetë për vrasje dhe për krijim organizate kriminale në vitin 1997.

Pritet që policia të dalë në një njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion.

Më shumë


spot_img









spot_img