Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Policë dhe helikopterë rrethojnë shtëpinë e Rihannës, ja çfarë ndodhi në rezidencën e saj

Shkruar nga Newsbomb

Prishja e alarmit në rezidencën e këngëtares së famshme Rihanna ka bërë që një pjesë e mirë e forcave amerikane të gjenden aty.

Shtëpia e saj në kodrat e Hollywood pati një problem teknik në sistemin e alarmit dhe fqinjët përreth lajmëruan autoritetet përkatëse duke menduar se dikush kishte hyrë me dhunë.

Rihanna nuk gjendej në shtëpi në ato momente kur forca të armatosura të policisë dhe helikopterë u gjendën në banesën e saj.

Kujtojmë se javë më parë në një nga shtëpitë e saj u arrestua një individ i panjohur i cili kishte hyrë me dhunë duke pretenduar marrëdhënie seksuale nga këngëtarja e hitit “Lemons”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese