Ka më pak se një orë që ka përfunduar orari zyrtar i votimeve në të gjitha KZAZ-të në Shqipëri.
Dyert e qendrave të votimit kanë qëndruar hapur nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.
Ndërkohë kanë dalë shifrat e pjesëmarrjes në votime në disa qytete të Shqipërisë.
Nga përfundimet ka rezultuar se qyteti i Poliçanit, i cili bën pjesë në qarkun e Beratit ka pas përqindjen më të lartë në votime.
Pra me anë të një llogaritje nga 6285 zgjedhës, 32.8% e tyre kanë qenë pjesëmarrës gjatë ditës së sotme, duke kaluar çdo qytet tjetër të Shqipërisë.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 2015, Poliçani kishte plot 50% të pjesëmarrjes në votime.