Hapësire reklamuese

Politikë

Polic te shtëpia e Berishës, ja si do ta mbajë SPAK nën kontroll ish-kryeministrin

Shkruar nga Newsbomb
Polic te shtëpia e Berishës, ja si do ta mbajë SPAK nën

Juristi Franc Nuri ka komentuar masën e sigurisë që është kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN, ai tha se Berisha nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie shoqërore dhe nuk rrezikon të prishë asnjë lloj prove.

“Kjo masë është disproporcionale dhe është tej çdo lloj norme që mund të aplikohet në rastin Berisha. E para, Berisha është mbi moshën 70 vjeç dhe vendosja e masës së arrestit për personat mbi 70 vjeç duhet të jetë një përjashtim, përveç rastit të flagrancës, si rregull nuk mund të vendoset nën arrest. Zoti Berisha nuk rrezikon të prishë asnjë lloj prove. Së treti, ai nuk rrezikon të nxjerrë asnjë sekret hetimor. E katërta, nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie shoqërore. Nuk kuptohet mbajtja e një polici te dera, përveç asaj që aludohet se kjo bëhet për të penguar të komunikojë me bashkëpunëtorët e tij”, tha juristi.

Më tej, Nuri qartësoi se çfarë nënkupton arresti në shtëpi me mbikëqyrje policore.

“Me këtë masë nënkuptohet fakti që polici i shërbimit do të lejojë të hynë në banesë vetëm familjarët, ata që janë te lista. Ne kemi marrë vesh nga mediat, është publikuar një shkresë që Berishës ti ndalohet komunikimi me palë të treta. Jam njohur para pak minutash me një shkresë të firmosur nga dy prokurorët e SPAK, që kanë kërkuar ndalimin e komunikimit me persona të tjerë. Kjo bëhet vetëm për arsye politike, t’i mbyllin gojën liderit të opozitës”, tha Nuri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese